Viktor Rrapollari, 64 vjeç, vajza e tij, Roxhersa Rrapollari dhe një shtetas italian janë tre të plagosurit me thikë në Laprakë. Pasditen e kësaj të henë 40-vjeçari, Elton Mergjushi, goditi me thikë gjatë një sherr tre persona.
Mësohet se 64 vjeçari, Viktor Rrapollari ka marrë një goditje me thikë në zemër dhe ndodhet në intubim, në gjendje të rëndë për jetën.
Advertisement
Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e sherrit që çoi në këtë ngjarje të rëndë. Policia në njoftimin zyrtar bën me dije se po punon për kapjen e autorit, të identifikuar si Elton Mergjushi.