Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e shënuar pasditen e djeshme në Shkodër, ku një person qëlloi në drejtim të një grupi fëmijësh.
Bëhet me dije se personi që qëlloi drejt fëmijëve është Agron Mahmuti (Mehmeti) 49 vjeç i cili eshte vetëdorëzuar në polici.
Mësohet se 49-vjeçari kishte pasur një konflikt me një 13-vjeçarit dhe pikërisht fëmija ka qenë edhe shënjeshtra e autorit. Ngjarja që për fat të mirë nuk ka pasur viktima dhe të lënduar ka ndodhur më qëndër të Shkodrës në afërsi të Shkollës 28 Nëntori.
Kur 49 vjeçari ka shkuar të sqarohet më fëmijët të moshës 13 vjeçare të cilët nkë ditë më parë janë konfliktuar me të birin bashkëmoshatar të tij. 49 vjeçari ka nxjerr armën dhe ka goditur një fëmijë me qyten e pistoletës dhe më pas ka qëlluar më drejtim të tyre. Për fat plumbi nuk ka kapur asnjë nga fëmijët ndërsa ka goditur veranden e një lokali aty pranë.