Polica e Shtetit bën bilancin lidhur me operacionet e zhvilluara gjatë kësaj jave për parandalimin e krimit dhe paligjshmërisë në vend.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se gjatë javës janë zhvilluar 32 operacione të koduara.
Ndërkohë gjatë kësaj jave janë janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 529 persona, nga këta, 130 janë arrestuar, 372 janë proceduar penalisht dhe 27 janë shpallur në kërkim.
Njoftimi i plotë:
Angazhim, përkushtim dhe vendosmëri, për të parandaluar e luftuar krimin dhe paligjshmërinë në të gjithë vendin.
•Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 529 persona, nga këta: 130 janë arrestuar, 372 janë proceduar penalisht dhe 27 janë shpallur në kërkim.
•Janë kapur në total 38 persona në kërkim, nga këta: 30 në kërkim kombëtar dhe 8 në kërkim ndërkombëtar.
•Janë zhvilluar 32 operacione policore të koduara: “Drug House”, “Valbona”, “Çokollata”, “Tujani”, “Knock Doën”, “Gaminator”, “Gaminator 2”, “Mysafiri”, “Gold”, “Lux 2022”, “Pages”, “Beauty Salon”, “Adekuat”, “Panaja”, “Road Guard 15”, “Road Guard 16”, “Smuggling”, “Çipsat”, “Repsi”, “Immigrants”, “Running”, “Çarli”, “Perimetri”, “Pecaj”, “Vajushi”, “Perash” dhe “Fati i lojërave” në 6 raste.
• Gjatë operacioneve policore të koduara “Drug House” dhe “Valbona”, të zhvilluara në Tiranë dhe Kukës, janë zbuluar 2 ambiente që shërbenin për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, si dhe janë sekuestruar qindra fidanë narkotikë, lëndë narkotike dhe pajisje të ndryshme elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura.
• Gjithashtu, ka vijuar kontrolli masiv i territorit, me dronë dhe me shërbime policore, nga toka, për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
• Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike janë zhvilluar 8 operacione në të gjithë vendin, si rezultat i të cilëve janë sekuestruar në total rreth 59.2 kg kanabis, nga të cilat 48.5 kg në formë çokollate, rreth 1 kg heroinë e kokainë, 12 automjete, 15 celularë, si dhe 2 radio komunikimi si ato të Policisë.
• Janë zhvilluar 5 operacione për goditjen dhe kontrabandimin e emigrantëve të paligjshëm, që hyjnë në vendin tonë, me qëllim kalimin në një nga vendet e BE-së.
•Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 12 raste dhe janë sekuestruar 5 armë zjarri, 6 armë gjahu, 1 armë sportive, 5 thika, municion luftarak etj.
• Janë parandaluar 2 ngjarje kriminale në fushën e krimit në familje; janë goditur 9 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 42 raste të dhunës në familje.
•Janë evidentuar dhe goditur 40 raste të krimeve mjedisore; 8 raste të organizimit të lojërave të fatit; 14 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe janë sekuestruar monitorë për lojëra fati dhe shuma parash.
•Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 34 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 29 raste. Gjithashtu, janë sekuestruar bizhuteri të ndryshme dhe mallra kontrabandë.
•Janë evidentuar 2 raste të zjarrvënies, me 2 shtetas të proceduar penalisht.
Policia Rrugore / Vijon kontrolli në të gjitha rrugët e vendit me shërbime të dedikuara, duke përdorur mjete logjistike bashkëkohore.
•Kontrollet janë realizuar duke përdorur makinën inteligjente “Poliscan”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë, kamerat dhe mjete të tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
• Gjatë kësaj jave janë pezulluar 670 leje drejtimi, nga të cilat: 511 për tejkalim shpejtësie, 94 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 65 për qarkullim në sens të kundërt.
•Janë arrestuar 50 drejtues mjetesh, nga këta: 37 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 13 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
•Janë arrestuar 2 drejtues mjetesh, pasi janë konstatuar se i drejtonin automjetet nën efektin e lëndëve narkotike.
•Janë vendosur 16.391 masa administrative, si dhe janë goditur 6 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike, të gjitha raste të evidentuara nga Policia Rrugore e Tiranës.
Policia Kufitare / Intensifikim kontrollesh, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe të krimeve ndërkufitare.
• Gjatë kësaj jave janë kapur 10 shtetas në kërkim, nga të cilët 4 në kërkim kombëtar dhe 6 në kërkim ndërkombëtar.
•Janë proceduar në gjendje të lirë 6 shtetas për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, 3 shtetas për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, 2 shtetas për “Falsifikimi i dokumenteve”, 2 persona për “Trafikimi i narkotikëve”, si dhe 2 të tjerë për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
•Gjithashtu, janë goditur 2 raste të mitëdhënies dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas të cilët, prej mangësive në dokumentacion, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare.
Policia e Shtetit është e angazhuar në kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe po bashkëpunon ngushtësisht e me vendosmëri me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin.
Policia e Shtetit garanton qytetarët se është në shërbim të tyre dhe në zbatim të ligjit si dhe fton sërish ata për të denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.