Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka mësuar detaje të reja nga plagosja e rëndë e Lorenc Kostës pasditen e sotme në Tiranë. Autor i dyshuar i ngjarjes është efektivi i policisë, Erion Goxhara.

Kosta ka qenë duke ecur në këmbë ndërsa autori ka ndaluar makinën. Pasi ka dalë Goxhara e ka qëlluar me plumba në pjesën e këmbëve për t’a dëmtuar rëndë. Më pas, efektivi i policisë i ka bërë fotografi.

Dyshohet se Kosta kishte lidhje me bashkëshorten e efektivit, dyshim çka ka bërë që autori të ndërmarrë veprimin ekstrem.

Pas ngjarjes Goxhara është larguar me mjetin e tij, ka mbërritur në banesë dhe ka marrë një çantë me vete. Më pas dyshohet se është larguar drejt Dajtit. Policia ende nuk ka arritur ta lokalizojë dhe arrestojë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një deklaratë për mediet, drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj i bëri thirrje që të dorëzohet.

I pyetur nga gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj nëse efektivi i policisë ka qëlluar me armën e shërbimit ai tha se autori ka qenë jashtë orarit të punës. Vocaj tha gjithashtu se autori ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

“Probabiliteti është që ka qëlluar me armën e shërbimit. Motivet janë të dobëta. Mund të themi se autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit, nuk tregon dashje për ta vrarë. Do të jenë ekzaminimet që do të përcaktojnë shkallën e përgjegjësisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autori ka qenë jashtë orarit të punës. Kam komunikuar me efektivin, është në gjendje të rënduar psikologjike. Ne jemi duke harxhuar të gjitha energjitë për ta kapur. I bëjmë thirrje dhe përmes medias të dorëzohet”, tha Vocaj./vizionplus.tv