Mediat greke raportojnë detaje të reja nga vdekja e ish-ministrit grek Sifi Valyrakis. Ai kishte shkuar në fundjavë për pushime në vilën e tij në Eretria teksa mori varkën dhe doli për peshkim.
Pasi u vonua, gruaja e tij njoftoi autoritetet dhe fillimisht u gjet varka me motor, por pa ish-ministrin në të.
Duket se ai ka rënë nga varka, dhe helika i ka goditur kokën duke e lënë të vdekur. Po ashtu bëhet me dije se Valyrakisit iu gjet një gisht i prerë në dorën e majtë.
Enigmë mbetet vetëm se si ra ish-ministri nga varka, dhe për këtë po hetohet në dy pista. Ose Valyrakis rrëshqiti nga varka, ose u përplas me një varkë tjetër dhe ra.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";