Detaje nga shpërthimi në Gramsh, në makinë ndodheshin dy vëllezër, dyshohet se iu vendos eksploziv

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Detaje nga shpërthimi në Gramsh, në makinë ndodheshin dy vëllezër, dyshohet se iu vendos eksploziv

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në Gramsh, ku një automjet shpërtheu në lagjen “Xhile Liçi”.

Mjeti tip “Ford Fokus”, në pronësi të shtetasit Algert Mine ka shpërthyer në ecje. Së bashku me të në automjet ndodhej dhe i vëllai, Erald Mine.

Të dy kanë mbetur të plagosur rëndë dhe po transportohen drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Advertisement

Paraprakisht dyshohet se makinës i është vendosur eksploziv.

Sipas policisë, dy vëllezërit nuk rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila po punon për të zbardhur rrethanat e rastit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy