Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol që ndodhi mbrëmjen e kësaj të enjte.
Policia në regimin për mediat bën me dije se sasia plasëse është vendosur në një fasoneri këpucësh, e cila është në pronësi të italianit Roberto Bingaido.
Nga shpërthimi është dëmtuar dera e jashtme e hekurit, një makinë e parkuar dhe janë thyer disa xhama.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka pasur persona të lënduar.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.05.2023, rreth orës 21:50, në rrugën “Fadil Deliu”, në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të shtetasit Italian R. B , dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Si pasojë është dëmtuar dera e jashme e hekurit, thyer disa xhama dhe një automjet që ka qënë i parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.