Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol që ndodhi mbrëmjen e kësaj të enjte.
Policia në regimin për mediat bën me dije se sasia plasëse është vendosur në një fasoneri këpucësh, e cila është në pronësi të italianit Roberto Bingaido.
Nga shpërthimi është dëmtuar dera e jashtme e hekurit, një makinë e parkuar dhe janë thyer disa xhama.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka pasur persona të lënduar.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.05.2023, rreth orës 21:50, në rrugën “Fadil Deliu”, në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të shtetasit Italian R. B , dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.
AdvertisementSi pasojë është dëmtuar dera e jashme e hekurit, thyer disa xhama dhe një automjet që ka qënë i parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.