Detaje nga ngjarja horror në Korçë/ Foshnja ishte gjallë kur u fut në valixhe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Detaje nga ngjarja horror në Korçë/ Foshnja ishte gjallë kur u fut në valixhe

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi Korçën pak kohë më parë, ku një foshnje u gjet i pajetë brenda valixhes.

 

Burime pranë insitutit të mjekësisë ligjore bëjnë me dije se foshnja e gjetur në valixhe i pajetë, ka lindur i gjallë. Ka qenë me shenja jete kur është futur në valixhe nga nëna 40 vjeçare me sëmundje të theksuara të shëndetit mendor.

 

Advertisement

Mostrat e foshnjës të gjinisë mashkullore u dërguan menjëherë pas zbulimit të ngjarjes drejt Tiranës, ku konfirmohet se foshnja ka lindur i gjallë. Pritet që akti i ekspertimit të mbërrijë në prokurorinë e Korçës për të bërë më pas edhe ndarjen e vepres penale që rëndon mbi Valmira Hasimllarin e cila ndodhet e shtruar ne spitalin psikiatrik ne Elbasan.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy