Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Zemblak të Maliqit, ku Gjergji Mullalli vrau bashkëshorten e tij Suzana Mullalli.
Çifti, prindër të tre fëmijëve, 2 vajza të martuara dhe 1 djali rreth 20-vjeç ishin në proces divorci. Autori ishte konsumues alkooli dhe që prej muajit nëntor të vitit të kaluar ai jetonte tek shtëpia e prindërve, pasi viktima ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.
Nëna e viktimës, akuzon kunatën e kësaj të fundit, si porositëse të vajzës, ndërsa shton se ish dhëndri i saj e ka kryer këtë veprim edhe me ndihmën e personave të tjerë.
“Krimineli. Çupa ishte në punë në Korçë e sot nuk më mori në telefon. Se në 12 vinte cupa nga puna dhe më merrte gjithmonë. Pasdite me morën çupat nga Greqi se kishte folur me ato dhe më thanë që ik se nuk i dihet se çfarë është bërë me mamin se ai ka shkuar në shtëpi. Ky jetonte tek e ëma se çupa ishte me urdhër mbrojtje. Ai ka qenë me shokë. Ështe kriminelia e motra e Amerikës ka paguar dhe ma vranë çupën. Edhe fëmijet e tij nuk e donin. Kunata qe ka ardhur nga Amerika ka paguar dhe e kanë vrarë”, tha nëna e viktimës.