Dan Hutra, autor i masakrës ndaj familjes së ish-gruas sa tij ka qënë I dënuar më parë për vrasje, për të njëjtën vepër penale, vrasjen e gruas së tij të parë.
Detajet tronditese i bëri të dituara policia përmes një komunikate për mediat 2 orë pas krimit të rëndë që ndodhi në Koder-Kamëz.
Hutra kishte kryer krimin e parë në 2007 në Kukës.
Pasi kreu dënimin ai doli nga burgu dhe u lidh me Elena Hysën. Mirëpo edhe kjo lidhje nuk shkoi mirë pasi në 16 qershor të vitit të kaluar ai u arrestua për dhunë në familje duke kryer sërish burg.
40-vjecari doli nga burgu në 16 shkurt të këtij viti.
Sot ai shkoi në familjen e ish-partneres dhe qëlloi me automatik drejt tyre.
Policia sqaroi se Dan Hutra ka plagosur rëndë ish-partneren e tij Elena Hysa dhe ish-vjehrrën e tij Kujtime Hysa 60-vjece.
Për fat të keq nga të shtënat me armë humbën jetën ish-kunata e tij Mevlute Hysa dhe e fejuara e ish-kunatit, Hasime Dafku.
Dan Hutra është arratisur me një mjet tip Benz.
Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij.Autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023. Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";