Detaje të reja mësohen nga krimi i dyfishtë në familje që tronditi Tiranën mbrëmjen e sotme.

Shtetasi amerikan Matthew James Wertz vrau gruan e tij Lilis Sartika Saragih me litar, dy qentë që kishin dhe më pas veten.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Vangjel Noti në Laprakë.

Fillimisht është gjetur trupi i pajetë i amerikanit, i cili ishte vetëvarur, ndërsa më vonë, duke kërkuar për prova të reja, janë gjetur trupat e pajetë të bashkëshortes së tij me origjinë nga Indonezia, por me pasaportë amerikane.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

53-vjeçari amerikan, pasi e ka mbytur gruan, e ka mbuluar trupin e saj me rroba dhe sipër tyre ka vendosur 2 trupat e mbytur të dy qenve.

Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ketë ndodhur në kushte depresioni, por kjo është pistë paraprake dhe po hetohet nga policia./vizionplus.tv