Detaje të reja bëhen me dije lidhur me provat që SPAK ka siguruar ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Alfred Belerit, për të provuar akuzat e shitblerjes së votës.
Burime bëjnë me dije se kandidati i opozitës ka kontaktuar një person me të cilin kishte diskutuar për blerje votash në favorin e tij. Personi në fjalë ka denoncuar rastin, gjë e cila ka nisur dhe hetimet e institucioneve për të provuar akuzën.
Advertisement
SPAK ka siguruar provat e blerjes së votave nga Beleri, ndërsa mësohet se prej disa ditësh ai ka qenë nën përgjim.
Arrestimi i tij u bë gjatë natës, ndërsa mbi të rëndon akuza për veprën penale, “Korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”.
Advertisement