Dy djemtë e Gentjan Bejtjës, 13 dhe 8 vjeç, kanë mbetur të plagosur nga atentati i kryer gjatë natës në Krujë.

 

Banesa e Gentjan Bejtjes u sulmua me breshëri plumbash, ku si pasojë mbeti i vrarë Ramazan Sino, 29 vjeç. Të plagosur kanë mbetur dhe dy djemtë e atij që dyshohet të ishte objektivi i atentatit. Djali i tij 13-vjeçar mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ndërkohë policia nuk ka ende asnjë gjurmë të autorëve. Vetëm disa momente pas atentatit, uniformat blu kanë gjetur një automjet të shkrumbuar, i cili dyshohet të jetë përdorur në ngjarjen kriminale.

 

Gentjan Bejtja është një emër i njohur për drejtësinë, pasi rezulton të jetë hetuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";