Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur pak momente më parë në Vlorë ku mbeti i plagosur një 35-vjeçar.
Bëhet me dije se i plagosuri është Romeo Meçaj banor i lagjes “Pavarësia”, pronar i një lokali në Lungomare. Mësohet se gjendja e tij është në rrezik për jetën. I plagosuri ishte duke parkuar mjetin e tij Land Rover pranë stadiumit në momentin kur është qëlluar.
Advertisement
Dyshohet se autorët janë larguar drejt zonës së Ujit të ftohtë,ftohtë, ku u gjet dhe një makinë e djegur. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje.