Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri në Tiranë.
Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj bën me dije se i plagosur ka mbetur Xhevahir Kolaveri, 47 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Traumës për ndihmë mjkësore.
Ndërkohë që autori Amarildo Kamberi është shpallur në kërkim.
Shkak, dyshohet se ka qenë një konflikt për çështje pronësei mes dy personave që ishin fqinj me njëri-tjetrin.
Sipas policisë, ngjarja është regjistruar në orën 17:35 minuta, ndërsa i plagosuri ka marrë plumbin në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën
“Më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi A. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Xh. K., rreth 47 vjeç, (fqinj me njëri-tjetrin), i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv