Më pak se 24 orë nga dështimi i Reformës Zgjedhore për votën e diasporës ambasadori i OSBE në vendin tonë Michel Tarran preferon të mos prononcohet. I pyetur nga media gjatë një takimi në Elbasan për Këshillin e Sigurisë Publike, Tarran tha se qendrimin e tij për Reformën Zgjedhore do ta ndante një ditë tjetër por jo sot.

Gjatë një takimi të mbajtur fillimisht me kryebashkiakun e Elbasanit, ambasasori tha se OSBE do të ofrojë asistencë për autoritetet shqiptare për uljen e rrezikut të përhapjes së armëve dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta pasi përbëjnë kërcënim për sigurinë e popullsisë. Këtë qasje OSBE e shfaq edhe në vendet fqinje si Italia, por edhe në tërësi në rajon.

Ndërkohë kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, e vuri theksin tek ndërgjegjësimi që pushteti lokal do të bëjë në vijim në komunitet, duke nënvizuar se nga armët e vogla mund të inicohen konflikte të mëdha.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";