Ndrek Prenga, vëllai i Jan Prengës ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme, lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e të vëllait, ngjarje e ndodhur mesditën e 17 janarit 2020.

Ai ka dëshmuar se një javë para ngjarjes në qelinë e burgut në Britaninë e Madhe ku vuante dënimin i është dërguar nëpërmjet një të dënuari tjetër një aparat celular, nëpërmjet të cilit e ka telefonuar një person i cili i është prezantuar si Gentian Funiqi, nga Dukagjini i Shkodrës. Ky i fundit i ka thënë që t’i kthejnë mbrapsh gjërat që i kanë marrë, duke iu referuar një sasie prej 260 kg kokaine.

Sipas Ndrek Prengës, Gentiani i kishte thënë se ka te tentuar të lidhet edhe me vëllain tjetër të tij, Astriti, por pa rezultat. Më tej,  Ndrek Prenga pretendoi se më pas ka telefonuar të vëllain Astritin, por ky i fundit është shprehur se nuk di asgjë.

Teksa këto telefonata zhvillohesh, Jan Prenga tanimë ishte rrëmbyer dhe po torturohej për vdekje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por lajmin mundi ta mësonte më vonë nga nga bashkëshortja e viktimës. Sa i përket këtij të fundit, Ndreka dëshmoi se viktima nuk kishte mosmarrëveshje me askënd, gjë e cila e bëri të vështirë për të kuptuar se kush mund të ishin autorët.

Por autorët kanë zgjedhur ta kontaktojnë sërish duke i dhënë “dorëzo atë gjënë”, teksa ai rrëfen sërish se bëhet fjalë për sasinë prej 260 kg kokainë, të zhdukur në portin e Portsmuth, Britani.

Menjëherë pas telefonatës familjarë të viktimës janë nisur për në Shkodër për të takuar Gentian Funiqin, por kanë mundur të gjejnë dhe komunikojnë vetëm me babanë e tij, i cili siç ai tregon, është shprehur se nuk kishte dijeni dhe se nuk mban përgjegjësi për atë se çfarë ka bërë i biri.

Ndrek Prenga ka sqaruar se pasi ka ndërprerë komunikimet me Gentian Funiqit me të cilin ka folur edhe me kamer, është telefonuar nga një tjetër person me numër të huaj i cili i është prezantuar me mbiemrin Gramozi, ku edhe ai prendonte se kokainë e marrë nga Astrit Prenga është e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndrek Prenga theksoi po ashtu se shkëputi çdo kontakt me personat e lartpërmendur, që nga momenti ku policia hyri në kompleksin në Shijak, ku edhe dyshohet se është torturuar dhe vrarë vëllai i tij.

Trupi i Jan Prengës nuk është gjetur ende, teksa babai i katër fëmijëve dyshohet të jetë ekzekutuar për shkak të prishjeve të pazareve të drogës, ndonëse vetë nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt./vizionplus.tv