Dy mjekët Juljan Malaj dhe Ermal Gjeçi,si dhe infermieri Bledi Bërdalli, të cilët u arrestuan, pasi mjekuan në një banesë në Fier Nuredin Dumanin, kanë dëshmuar se nuk kishin dijeni për të shkuarën e tij kriminale.

 

Ata thanë se ishte një i njohuri i përbashkët i Dumanit ai që i thirri për ndihmë, ndaj bënë detyrën e tyre, bazuar dhe në betimin e Hipokratit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kemi shkuar te banesa e personit të plagosur të shoqëruar nga një i njohur. Nuk kishim dijeni për të shkuarën e tij kriminale. Kemi bërë detyrën si mjekë për t’i ofruar ndihmën paraprake të shpejtë një njeriu. Kjo bazuar edhe në betimin e Hipokratit si profesionistë dhe në çfarëdo lloj situate që të ndodhemi nuk mund t’i mohojmë kujdesin shëndetësor askujt”, mësohet të kenë thënë tre bluzat e bardha.