Anxhela Perisiteri bëri një paraqitje shumë positive në natën gjysmëfinale të Eurovision, performance e cila I garantoi asaj dhe Shqipërisë një vend në finalen e 22 majit.
Këngëtarja pas përfundimit të natës gjysmfinale ku u njoh edhe me kualifikimin për në finale, u shpreh e lumtur për rezultatin dhe performancën në skenën e Rotterdam.
Nuk kam fjalë të përshkruaj ndjenjat e mia tani. Ishte mahnitëse, sepse isha e para dhe nuk e prisja këtë. I dua të gjithë shqiptarët që më votuan, të gjithë shtetet europiane, jam shumë mirënjohëse.
Advertisement
Anxhela shtoi për mediat e huaja se Shqipëria e meriton një arritje të tillë pasi prodhon artistë shumë të mirë.
Të gjithë duhet ta njohin vendin tonë dhe muzikën tonë, u shpreh përfaqësuesja e vendit tonë në Eurovision.