Derbi i kryeqytetit në volejboll/ Partizani kërkon të ruajë sukseset e sezonit të kaluar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Derbi i kryeqytetit në volejboll/ Partizani kërkon të ruajë sukseset e sezonit të kaluar

Sezonin e kaluar Partizani fitoi gjithçka në volejbollin e meshkujve, ndërsa edhe këtë vit synimet janë maksimale.

 

Kjo javë sjell në parket derbin e kryeqytetit, Partizani-Tirana, për të cilin skuadra e Ylli Tomorrit po përgatitet intensivisht për të marrë fitoren e radhës.

 

Advertisement

Një nga veteranët e sportit të parketit, Blerim Memia u shpreh se skuadra është në formën më të mirë dhe nuk ka frikë asnjë kundërshtar.

 

 

BLERIM MEMIA

Advertisement

VOLEJBOLLIST

 

”Po mendoj se forma e skuadrës është e mirë. Këtë e tregon dhe fitoret  që ne kemi marrë në kampionat. Fizikisht jemi gati dhe të motivuar maksimalisht për të fituar. Frika nuk njihet në skuadrën tonë. Prandaj nuk shoh asnjë ekip që mund ta rivalizojë Partizanin”

 

Advertisement

Edhe trajneri i kuq,Ylli Tomorri beson fort tek skuadra e tij ndërsa tregon se synimi i vetëm është titulli kampion.

 

YLLI TOMORRI 

TRAJNER I PARTIZANIT

Advertisement

” Kemi ruajtur të njëjtin kontigjent lojtarësh dhe mendoj se kjo na ndihmon dhe me lojën në ekip. Objektivi jonë cdo vit është titulli kampion sepse jemi Partizani . Kemi bërë një start të mirë pasi kemi regjistruar vetëm fitore megjithatë derbi është një ndeshje tjetër dhe asnjëherë nuk i dihet.. Besoj tek djemtë e mi se do të japin më të mirën ”

 

 

 

Advertisement

I pyetur për ligën e përbashkët që mund të krijohet mes volejbollit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës, Tomorri përgjigjet:

 

 

YLLI TOMORRI 

Advertisement

TRAJNER I PARTIZANIT

” Kam qenë gjithmonë mbështetës i kësaj nisme. Sigurisht që nëse krijohet do jetë dhe një ligë më e fortë e këtij kampionati që ne luajmë sot pasi mendoj se do bëhen bashkë skuadrat më të forta të Shqipërisë dhe të Kosovës. Por mendoj se do të jetë një projekt i hedhur vetëm në letër …”

 

Derbi kryeqytetit Tirana-Partizani luhet këtë të premte në orën 19:00, në sallën sportive në Farkë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy