Dera e pasagjerit ishte e hapur/ Zbardhen detaje të reja nga atentati në rrugën Tiranë-Durrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dera e pasagjerit ishte e hapur/ Zbardhen detaje të reja nga atentati në rrugën Tiranë-Durrës

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja nga ngjarja në rrugën Tiranë-Durrës ku iu bë atentat Iljaz Çalit, i cili humbi jetën.

 

 

35-vjeçari ishte duke lëvizur me mjetin tip “Rang Rover” që kishte marrë me qira, ku është qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt tij duke e lënë të vdekur në vend. Dyshohet se viktima nuk ka qenë i vetëm në makinë, pasi dera e pasagjerit ka qenë e hapur. Pasi viktima ka humbur jetën si pasojë e breshërisë së plumbave, mjeti ka ecur dhe pak metra dhe më pas ka përfunduar në kanal.

Advertisement

 

Policia ka nisur hetimet për të bërë të mundur identifikimin e autorëve si dhe zbardhjen nëse në makinë ishte dikush tjetër me viktimën Iljan Çali.

 

Çali është një emër i njohur për policinë shqiptare, pasi ka qenë në kërkim për kultivim droge. Më 2 korrik të 2016, kur ndodhi edhe grabitja në Rinas, policia për të arrestuar autorët nisi kërkimin dhe kontroll në të gjitha banesat.

Advertisement

 

Gjatë këtij kontrolli në një banesë u gjet 682 rrënjë kanabis. Në atë kohë u arrestua nëna Xhemile Çali, ndërsa u shpall në kërkim djali Iljaz Çali, viktima e atentatit të mbrëmshëm.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy