Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik dhe shef i Grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA” në Kuvendin e Serbisë, i ka thënë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në seancën e sotme se ai duhet ta kuptojë që po negocion me njerëz, fëmijët e të cilëve ishin vrarë nga paramilitarët serbë.

Kamberi tha se sheh perspektivë në Bashkimin Evropian dhe në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi dhe se mirëkuptimi është formula për bashkëjetesën e pupujve ballkanikë.

“Si pjesëtar i popullit shqiptar, unë shoh perspektivë në BE, por edhe në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Formula për bashkëjetesën e popujve ballkanikë është mirëkuptimi, gjithçka tjetër ka çuar në konflikte të përgjakshme”, tha Kamberi.

Ai theksoi se reciklimi i termave të viteve 1990 nuk duhet të kenë vend në dialog dhe se Serbia duhet ta kuptojë se pavarësia e Kosovës është rezultat i prishjes së Jugosllavisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Gjuha e urrejtjes dhe riciklimi i termave nga vitet 1990 nuk kanë vend në dialog. Unë e kuptoj që Serbia përfaqëson interesat e saj, por Serbia duhet ta kuptojë që ju jeni duke negociuar me njerëz, fëmijët e të cilëve u vranë nga akrepat (njësia paraushtarake serbe aktive gjatë luftërave të viteve ’90) serbë. Sot duhet të kuptohet se pavarësia e Kosovës është rezultat i prishjes së Jugosllavisë”, u shpreh Kamberi.

“Publiku serb duhet ta dijë se vrasjet e popullsisë shqiptare ishin kryer dhe forcat serbe kryen sulme të përhapura dhe të organizuara ndaj shqiptarëve”, theksoi deputeti shqiptar.

Deklaratat u bënë gjatë seancës kur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ishte duke raportuar lidhur me procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";