Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka dërguar dhuratë presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministres, Ana Bërnabiç nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviq “Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”.

Kamberi shpreson se ky libër do t`i shërbejë krerëve të shtetit serb në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime.

Ai e ka bërë pulbike këtë vendim nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i Kamberit:

Ashtu siç i kisha premtuar, sot, kryeministres Ana Brnabiç dhe Presidentit Aleksandar Vuçiç ia dërgova dhuratë nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviq “Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Libër ky që në mënyrë të argumentuar sqaron krijimin e paragjykimve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejtë lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shek. XIX.

Shpresoj që do t,i shërbejë në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime.

PS: Dy kopjet e librit i mora dhuratë nga autori të cilin e falënderoj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";