Deputeti ngre alarmin: Shteti i largoi Tropojës çdo shërbim, tani do i mbyllin edhe gjykatën, ka mbetur vetëm bashkimi me Kosovën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Deputeti ngre alarmin: Shteti i largoi Tropojës çdo shërbim, tani do i mbyllin edhe gjykatën, ka mbetur vetëm bashkimi me Kosovën

Deputeti demokrat i zonës së Tropojës, Isuf Çelaj, ka ngritur nga foltorja e Kuvendit alarmin për largimin e investimeve dhe shërbimeve nga Tropoja.

“Si deputet i lidhur ngushtë me Tropojën, kam detyrimin sot të ngre zërin për gjendjen në të cilën ndodhen këto treva, banorët fisnikë të malësisë, si pasojë e harresës së shtetit. Në fakt përkufizimi i duhur do të ishte: mungesës totale të shtetit. Kanë kaluar 8 vite nga qeverisja juaj e Rilindjes dhe në Tropojë nuk është parë më asnjë metër asfalt në rrugët rurale, pra ato që lidhin fshatrat me qytetin dhe mes tyre dhe investimi i fundit në këtë infrastrukturë është në qeverisjen e Partisë Demokratike para vitit 2013,” tha Çelaj.

Deputeti tha se është e patolerueshme që Tropoja të ketë probleme me furnizimin me ujë dhe energji elektrike.

“E lënë në harresë, e mjeruar, pa përkujdesje dhe pa investime, Tropoja nuk ka rrugë tjetër vetëm të shpresojë ti kthehen shërbimet ose të mendojë seriozisht të kërkojë referendum për bashkimin me Kosovën, të paktën atje qytetarët e kësaj bashkie marrin shërbimet kryesore,” e mbylli fjalën e tij deputeti në sencën e sotme plenare

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy