Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi guxoi këtë të enjte të vendosë flamurin kuqezi në tavolinë, përkrah atij serb. Kjo nxiti reagimin e kryetarit të Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili i kërkoi Kamberit ta heqë flamurin.

“Ne nuk kemi tolerancë për shkeljen e rregullave të procedurës, unë ju kërkoj ta hiqni flamurin”, tha Daçiq.

Për këtë reagoi edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq. Sipas saj, kjo tregon që Kamberi nuk dëshiron të flasë për problemet e brendshme.

“Unë me të vërtetë do të doja të flisja për gjëra më specifike. Nëse mendoni se keni të drejtën e flamurit tuaj, duhet të flasim për flamurin e një vendi tjetër, kjo do t’ju flasë aq shumë sa mendoni se ka probleme reale për banorët shqiptarë në Preshevë dhe Bujanovc”, tha Bërnabiq.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kamberi pastaj tha se për të nuk ka çështje më të rëndësishme sesa identiteti. Në fund, ai e hoqi flamurin.