Shaip Kamberi është zgjedhur deputet në Kuvendin e Serbisë.
Lista Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka siguruar 698 vota, gjë që ia mundëson Shaip Kamberit të hyjë në parlament dhe të jetë deputeti i vetëm nga Lugina.
Advertisement
Presidenti Ilir Meta menjëherë pas njoftimit të rezultateve, ka uruar Kamberin për rizgjedhjen si ligjvënës në Parlamentin e Serbisë.
“Urime Shaip Kamberit për fitoren e mandatit të deputetit në Kuvendin e Serbisë. Besimplotë se do të jetë një zë i fuqishëm dhe përfaqësues në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, shkruan Meta.
Advertisement