Të ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, deputeti i Partisë Socialiste dhe juristi I njohur Jordan Daci janë pëprplasur teksa flitej për hetimin që duhet të ndërmarrë ose jo SPAK lidhur me operacionin që implikon grupin ‘Ndrangheta’.
Alket Hyseni: Ti di çfarë thotë PD. Mos na prish debatin. Ky që flasim është mafioz i madh, kryeprokurori italian e ka parë shumë mirë dhe këtu s’ka gjë, i ka vënë kryq. Tani doni ju që të bëjmë hetim ne… Këtë se ke në dorë ti dhe unë.
Jordan Daci: Larg qoftë ta keni ju! Ta ketë drejtësia
Alket Hyseni: SPAK-u e ka në dorë, do ta marrë dhe do bëjë veprimet dhe nëse SPAK gjykon që mund të ketë rrethana për hetim jemi të hapur. Sa më të fortë t’i kemi hetimet ne, aq më të ngushta do jenë shtigjet njerëz si këta, të mos kenë mundësinë për të jetuar në Shqipëri.