Në mbledhjen e parë të deputetevë për vitin e sapo hyrë ishte dhe kryesocialisti Edi Rama. Paraqitja e tyre në parlament ishte një nga arsyet e vajtjes. Ai u bëri me dije se cilët ishin deputetët dhe ministrat më performancën më të lartë dhe më të ulët.
Taulant Balla e mohoi se në krye të vlerësimit ishte Elisa Spiropali dhe e fundit Olta Xhaçka.
TAULANT BALLA
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Është kritikuar ministrja e Jashtme, s’është aspak e vërtetë. Zonja Xhaçka ka një prezencë të rregullt edhe në marrëdhëniet korrekte me Kuvendin e Shqipërisë dhe me kryetarin e grupit dhe me kryetarin e Kuvendin e me të gjithë.
Një tjetër arsye ishte për tu thënë deputetëve që deri në vendoret e 14 majit, ata duhet të jenë më të pranishëm në zonat e tyre elektorale.
TAULANT BALLA
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";U është kërkuar deputetëve një prezencë më e shtuar në territor.
Me vëmendjen te zgjedhjet e 14 majit, mësohet se për bashkinë e Vlorës nuk do të zbatohet e njëjta strategji si për Shkodrën. Kandidati për kryebashkiak nuk do të vijë nga rradhët e deputetevë, si në rastin ende të pazyrtarizuar të Benet Becit për bashkinë Shkodër.
BENET BECI
DEPUTET I PS
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Jo, akoma nuk kemi konfirmim.
Mbledhjes së grupit parlamentar të socialistëve iu bashkua edhe Agron Çela, deputeti që braktisi Partinë e Lirisë për atë Socialiste.
Në pëfundim Taulant Balla bëri me dije se mazhoranca socialiste është angazhuar për të ndërrmarë disa ndryshime në funksionimin e kuvendit , si ai në rritjen e numrit të komisioneve parlamentare të perhershme dhe në ngritjen e komisioneve hetimore.
Po aq kryetari i grupit të deputetëve socialistë tha se qeveria është e angazhuar të çojë përpara amnistinë fiskale dhe ndalimin e kandidimit në pushtetin qendror dhe atë vendor të bashkëpunëtorëve të ish sigurimit të shtetit.