“Deputetët kanë në dorë ta shpejtojnë heqjen e Lulit”/ Manjani: Ja çfarë e mban në “lojë” Bashën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Deputetët kanë në dorë ta shpejtojnë heqjen e Lulit”/ Manjani: Ja çfarë e mban në “lojë” Bashën

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka sulmuar ashpër kreun e PD, Lulzim Basha. Sipas tij, këmba e vetme me të cilën qëndron ende në lojë Bashën është grupi parlamentar.

Manjani thekson se deputetët kanë në dorë ta shpejtojnë heqjen e Bashës nga loja dhe nga pazari me Ramën.

Mes të tjerash ai thekson se deputetëve iu del më mirë të jenë përfaqësues të atyre që i votojnë sesa shërbëtorë të pazareve politikë.

“Këmba e vetme me të cilën qëndron ende në lojë Lulzim Basha është grupi parlamentar. Është këmbë me kockë të krisur, por që ende e mban në lolë Lulin. Kjo këmbë kockëkrisur që i jep valencë politike ende dështakut. Valencë e cila vlen vetëm për ndonjë pazar me Ramën. Asgjë më shumë! Këmba tjetër me të cilën Luli rihyri në lojë ishte anëtarësia e PD. Por atë e humbi.
Deputetët kanë në dorë ta shpejtojnë heqjen e Lulit nga loja, nga pazari. Ata nuk e mbajnë dot në parti, por thjesht në pazar politik. Në këtë pazar, mund të ketë ndonjë deputet “hallexhi” që zgjidh hallin, por shumica janë thjesht në rolin e legenit. Legenit kur pazarxhinjtë lajnë këmbët…
Sa më shpejt të dalin nga ky rol, aq më mirë për mjedisin politik. Deputetëve iu del më mirë të jenë përfaqësues të atyre që i votojnë sesa shërbëtorë të pazareve politikë. Se një ditë tek votuesit do shkojnë të gjithë… Sa më shpejt të braktisin pazarin dhe të shkojnë tek votuesit e tyre aq më mirë për ta. Aq më mirë për të gjithë ne.
Unë kështu mendoj”, shkruan Manjani.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy