Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, ka denoncuar në mediat sociale se i është rrezikuar jeta në natën e ndërrimit të viteve.

Në një postim në mediat sociale, Krasniqi ka shkruar se në dritarja e shtëpisë së saj është goditur nga një plumb qorr.

Sipas saj plumbi kishte përfunduar brenda banesës dhe i është rrezikuar jetën.

Njerëz, nuk është kurrë e sigurt të gjuash një plumb qorr. Kjo ishte vetëm 25 centimetra larg nga vendi ku isha ulur mbrëmë në ora 12:21. Mendoni për njerëzit që mund t’i lëndoni jashtëzakonisht shumë, nëse veç nuk i vrisni duke e bërë këtë”, shkruan ajo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më tej ligjvënësja bën thirrje që njerëzit të kenë kujdes sepse mund të kishte ndodhur dhe ndonjë tragjedi.