Departamenti Amerikan i Shtetit ka marrë vendimin për të shpallur “non grata” pesë zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë në Bullgari.

Ata janë Alexander Manolev, Petar Haralampiev, Krasimir Tomov, Delyan Slavchev Peevski, si dhe Ilko Dimitrov Zhelyazkov.

Bazë e këtij vendimi, sipas DASH janë informacionet e besueshme për përfshirjen e tyre në korrupsion.

Në deklaratën zyrtare, nënvizohet se SHBA është e vendosur për të mbështetur shtetin e së drejtës si dhe forcimin e institucioneve demokratike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në postet e tyre si Zëvendës Ministër i Ekonomisë, Drejtor i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët jashtë vendit dhe Kryesekretar i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët jashtë vendit, përkatësisht, Manolev, Haralampiev dhe Tomov ishin të përfshirë në akte korruptive që minonin shtetin e së drejtës dhe besimin e publikut bullgar në institucionet demokratike të qeverisë së tyre dhe proceset publike, duke përfshirë përdorimin e ndikimit të tyre politik dhe pushtetit zyrtar për përfitime personale. Në cilësinë e tij si anëtar i parlamentit, Peevski përdori Zhelyazkov”,  thuhet në njoftimin e DASH.

Së fundmi, Departamenti Amerikan i Shtetit mori vendim për të shpallur gjithashtu “non grata” edhe ish kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha si ish zyrtar i përfshirë në afera korruptive si dhe minues i demokracisë në vend. (TemA)

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";