Denoncimi i prindërve në Vizion Plus: Vajza 14 vjeçe është larguar, babai i djalit nuk e sjell

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Denoncimi i prindërve në Vizion Plus: Vajza 14 vjeçe është larguar, babai i djalit nuk e sjell

Një cift bashkëshortësh kanë denoncuar pranë Vizion Plus zhdukjen e vajzës së tyre 14 vjece në Tiranë.

Aleksander Vaqo iu drejtua Vizion Plus duke shprehur shqetësimin për vajzën e tyre e cila që prej mbrëmjes së të dielës është larguar nga familja.

Për herë të parë Semiha Vaqo është parë në rrugën “Jordan Misja” në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Babai i vajzës tha se ka informacion se ku ndodhet vajza minorene.

Advertisement

 

“Është larguar bashke me një djal 16 vjec. Kemi folur në telefon që të dielen në mbrëmje me babain e djalit dhe na ka premtuar se do të na e sjell vajzën, por deri tani, këtë të hënë paradite nuk e ka bërë. Kemi bërë denoncim në komisariatin numër 3 mbrëmjen e të dieles për këtë gjë por ende asnjë veprim”, u shpreh Aleksandër Vaqo.

 

Prinderit e vajzës minorene thanë thanë se dy adoleshentet njiheshin dhe kanë pasur shoqëri me njeri-tjetrin, mirëpo ata janë të trembur për fatin e vajzës së tyre.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy