I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, avokati I njohur Saimir Visha deklaroi se përgjimet janë sekret hetimi. Sipas tij, ka qenë politika ajo që ka ndërhyrë për daljen e tyre. Më tej Visha shton se sa kohë Prokuroria italiane nuk ka patur ndihmë juridike, sipas tij nuk ka patur fakt.

“Për aq kohë sa nuk ka provë, ne nuk mund të ndjekim një inicim, sepse nëqoftë se ne do ta trajtojmë problemin siç ka ndodhur me rastin e Saimir Tahirit, mos kujtoni se organet proceduese ose Prokuroria Antimafia mos kishte një ndihmë juridike të ndërsjelltë me Prokurorinë shqiptare, për aq kohë sa SPAK-u, sidomos në lidhje me korrupsionin, nuk ka pasur asnjë ndihëm do të thotë që nuk ka pasur inicie.

Te ne, që jemi penalistë, SPAK-u ka pasur ndihmë juridike të ndërsjelltë për një lëndë narkotike kanabis sativa, hashash, të cilët janë hsumë sensible para një çështje korrupsioni dhe për aq kohë sa organi i Prokurorisë italiane nuk ka pasur një ndihmë juridike të ndërsjelltë do të thotë që nuk ka fakt.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";