
Ish-polici Nevaldo Hajdaraj u dënua këtë të mërkurë me 15 vite burg për vrasjen e Klodian Rashës.
Ai do të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar, duke iu hequr liria për dhjetë vite.
Advertisement
Gjatë seancës së sotme, të mbajtur në Gjykatën e Tiranës, avokati i Hajdarajt kërkoi ndryshim të veprës penale, nga “Vrasje me dashje” në “Vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme” si dhe kërkoi që i riu të dënohet në minimum, kërkesë që nuk u pranua. Ndërkohë që vetë Hajdaraj nuk foli gjatë seancës.
Për vrasjen e Rashës në vend shpërthyen protestat dhe u kërkua drejtësi.
Advertisement
Tubimet e dhunshme u pasuan me largimin nga posti i ministrit të Brendshëm të Sandër Lleshajt.
Advertisement