Gjykata e Stockholmit në Suedi ka dënuar me burgim të përjetshëm Adriatik Hadrin, që vrau prindërit në Ortakoll të Prizrenit në janarin e 2020-ës.
Duket se i dënuari, vrasjen e prindërve me plumba në kokë, e kishte planifikuar që herët, sepse mendonte se pas kësaj do të bëhej pronar i pasurisë së familjes, njofton Klan Kosova.
37-vjeçarit, planin për këtë vrasje të dyfishtë, hetuesit suedezë, ia gjetën në pajisjet e tij teknologjike.
I dënuari me burgim të përjetshëm, sipas vendimit të gjykatës, gjithashtu duhet të paguajë dëmshpërblime për vëllain dhe motrën e tij, të cilët i la pa prindër.
Advertisement