
Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi me 8 vjet burg, ish-shefin e policisë së Dhërmiut, Sokol Bode, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.
Bode përfitoi ulje nga dënimi i parë me 12 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Advertisement
Ai u akuzua për trafik narkotikësh në kuadër të organizatës kriminale që drejtohej nga vëllezërit Moisi dhe Florian Habilaj. Sipas prokurorisë, Bode kishte lejuar trafikimin e një ton kanabis drejt Italisë.
Anëtarët e grupit të Habilajve, u ndaluan në vitin 2017 nga autoritetet italiane dhe u dënuan në qershor të 2019-ës.
Advertisement