Dënohet me 1 vit e 4 muaj burg ish drejtori i burgut të Lushnjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dënohet me 1 vit e 4 muaj burg ish drejtori i burgut të Lushnjes

Dënohet me 1 vit e 4 muaj burg me gjykim të shkurtuar ish drejtori i burgut të Lushnjes, Judmir Shurdhi.

 

Ai u shpall fajtor nga gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazizë në tendera.

 

Advertisement

Judmir Shurdhi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës’ dhe “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar respektivisht nga nenet 248 dhe 258 e 25 të Kodit Penal.

 

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Judmir Flamur Shurdhi për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. 2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Judmir Flamur Shurdhi për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim. 3. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Judmir Flamur Shurdhi dënohet me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vjet burgim. 4. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Judmir Flamur Shurdhi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim. Vuajta e dënimit do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshëm, thuhet në vendimin e GJKKO.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy