Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, ka reaguar pas dënimit me burg të ish-ministrit të brendshëm saimir tahiri.

Jaço thotë vendimi i gjykatës së apelit është sinjali i parë, se drejtësia në Shqipëri po fillon të zgjohet.

“Vendimi për Tahirin, s’do të thotë se drejtësia sot është “perfekte”. Njerëzit kanë të drejtë të jenë skeptikë, sepse Shqipëria në historinë e saj nuk e ka njohur pothuajse kurrë shtetin ligjor, ka vuajtur nga një “drejtësi e përçudnuar” nën regjimin komunist, e më pas ka vuajtur një kapje të saj pas viteve ’90” -është shprehur kreu i dhomës amerikane.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u dënua me 3 vite e katër muaj burg.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";