
Rruga kombetare që lidh Lezhën me Vaun Dejës rrezikon bllokimin. Shkak është bërë shembja e trasesë së rrugës në afërsi të fshatit Rrabosht.
Si rrjedhojë lëvizja e mjeteve në këtë pjesë të këtij segemti kryhet vetëm në njërin krah. Kjo situatë, sipas drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës, vijon prej disa muajsh.
Ata thonë ndërhyrja e vetme nga ana e aturoiteteve ka qenë vendosja e disa gomave që sinjalizojnë rrezikun por që nuk parandalojnë aksidentet.
Qytetar 1
AdvertisementGati përplasen makinat. Njëra ikën mbrapa që të kaloj tjetra këtu. Kanë vendosur vetëm ato gomat që të mos bien makinat poshtë.
Qytetar 2
AdvertisementProblem shumë i madh se është ajo gropa aty. Duhet të ndërhyrë sa më shpejt se tani fillojnë vijnë turistët e kosovës.
Rruga nacionale Lezhë-Vau Dejës është në varësi të Autoriteteit Rrugor. Ky segment është rikonstruktuar në vitin 2009 por ka pasur shembje të vazhdueshme në pjesë të ndryshme të tij.