Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur i vendosur se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit.
Në një konferencë për mediat, Basha u pyet nga gazetarët se sipas sondazheve 85% e demokratëve nuk e duan, dhe a do të jepte dorëheqjen për të mos e përçarë partinë.
Basha tha se sipas sondazheve të tij, 95% të demokratëve duan që të vazhdojë betejën.
“Sipas sondazheve të mia 95% e demokratëve kërkojnë që unë të udhëheq betejën kundër regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe mbështesin axhendën e prezantuar nga unë për të pastruar llumin në politikë,” tha Basha.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";