
Mbi 5 mijë hektarë pyje dhe kullota, që i përkasin zonave të mbrojtura, janë përfshirë nga zjarri gjatë këtyre javëve të fundit.
Ndërkohë afro 400 hektarë janë shkrumbuar totalisht.
Shifrat janë bërë publike nga drejtori i zonave të mbrojtura, i cili shprehet se ky është një dëm kolosal sa i takon pyjeve të vendit. Sipas tij, natyrës do i duhen të paktën 15 vite për të marrë veten nga këto zjarre.
Fatmirësisht situata gjatë ditëve të fundit është përmirësuar ndjeshëm. Aktualisht ka vetëm një vatër zjarri, që i përket zonave të mbrojtura.
Dedej shprehet se pas menaxhimit të situatës do të përllogaritet edhe dëmi financiar i shkaktuar nga zjarret.
Sipas tij faza e dytë përfshin mbjelljen e fidanëve të rinj, sidomos në zonat ku flakët shkrumbuan sipërfaqe të mëdha.