Delegatët që kanë firmosur për 2 Kuvendet/ Bardhi: Konfirmimi për 18 Dhjetorin nënkupton heqjen dorë nga kërkesa për datën 11

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Delegatët që kanë firmosur për 2 Kuvendet/ Bardhi: Konfirmimi për 18 Dhjetorin nënkupton heqjen dorë nga kërkesa për datën 11

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lexuar emrat e të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar që do të marrin pjesë në Kuvendin e 18 Dhjetorit.

 

Bardhi ka folur edhe për delegatët që kanë firmosur për mbledhjen e të 2 Kuvendeve, të 11 dhe të 18 Dhjetorit. Ai tha konfirmimi i delegatëve për pjesëmarrjen në 18 Dhjetor nënkupton heqjen dorë nga kërkesa e tyre për mbledhjen e Kuvendit në 11 dhjetor.

 

Advertisement

“Ka një dallim midis konfirmimit të pjesëmarrjes dhe pretendimit për ekzistencën e firmave për thirrjen e Kuvendit. Një pjesë e anëtarëve kanë thënë se kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, sepse kanë gjykuar se partia kishte nevojë për një Kuvend Kombëtar. Në total Kuvendi ka 7746 anëtarë, prej të cilëve 5259 kanë konfirmuar pjesëmarrjen në 18 Dhjetor.

 

Konfirmimi për të marrë pjesë nënkupton heqjen dorë nga ajo kërkesë, sepse kërkesa e tyre nuk ka qenë për të përçarë partinë, siç bëri zoti Berisha”, tha Bardhi ndër të tjera.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy