![Del foto- Këta janë dy vëllezërit që dhunuan sipërmarrësin/ E mbajtën peng për rreth 2 orë](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2023/04/265de62e-6b73-4149-8409-3ee6c55f8e7b-479x400.jpg)
Dy vëllezërit, Alban dhe Fatmir Bejo kanë mbajtur peng për rreth 2 orë sipërmarrësin Gjergji Fela dhe e kanë dhunuar.
Burime bëjnë me dije se dy vëllezërit rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal, kryesisht për organizimin e lotarive të paligjshme të fatit por edhe për vepra të tjera penale në fushën e krimit ekonomik.
Advertisement
Deri më tani, policia ka arritur të arrestojë vetëm njërin nga vëllezërit, Alban Bejon, i cili ka deklaruar se shkak për këtë është bërë një borxh prej 25 mijë euro që u kishte sipërmarrësi.
Ndërkohë që në kërkim është shpallur edhe vëllai tjetër.
Advertisement