Me rastin e 85-vjetorit të lindjes, Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akorduar regjisorit dhe kineastit te shquar, Dhimitër Anagnosti dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Në fjalën përshëndetëse, Presidenti vleresoi figuren e tij.
ILIR META
AdvertisementPRESIDENT I REPUBLIKES
Kultura jonë kombëtare në tërësi dhe arti i kinemasë shqiptare në veçanti, kanë qenë me fat, që kanë në panteonin e tyre të nderit edhe emrin e veprën e Dhimitër Anagnostit. Me kontributin, përkushtimin dhe talentin e madh, z.Anagnosti na ka dhuruar vepra, që kanë shënjuar kulme të cilësisë artistike dhe që kanë përjetësuar mjeshtërisht njeriun shqiptar, jetën, shpirtin dhe historinë e tij. Filmat tuaj, edhe pse të krijuar në një kohë e në një kontekst historik të caktuar, jo vetëm që nuk janë peng i kohës, por falë vizionit e talentit tuaj, janë përherë në kohë, duke i paraprirë asaj. Përmes gjuhës së pasur filmike, ata përcjellin mesazhe universale nga një kohë në tjetrën, duke mbetur përherë aktualë.
Nderkaq, ishte bashkeshortja e tij, aktorja e madhe Roza Anagnosit, e cila lexoi mesazhin e kineastit.
Diku dikur kam shkruar, në pleqëri njeriut i dobësohet shikimi sepse nis të shoh brenda vetes se sa jashtë saj. Juridikisht jam i pavdekshëm sepse ADN. ime udhëton në përjetësi përmes brezave në vijim. I them këto rreshta që të bisedoj me fëmijët e mi, më fëmijët e tyre me breza më tej e më tej, për të kuptuar çfarë i jep jetës nxitje, energji e kuptim. Si të jetohet ajo më mirë në kuptimin material, intelektual, moral dhe emocional. Duhet të bëjmë kujdes në ndërtimin e jetës, ta ngremë kokën hera herës nga problemet e përditshme dhe të shikojmë yllin polar për të mos humbur drejtimin e rrugëtimit. Në këtë vend, në këtë truall ku brezat kanë derdhur energji fizike, intelektuale, morale, shpirtërore, rrezatohet një energji misterioze e shumëllojshme, që ta bënë jetën më të lehtë, më të plotë, më me kuptim, energjia e memories historike. Përshëndes në mënyrë të veçantë që na dha një surprizë në këtë gëzim, në 85-vjetorin e Dhimitrit, se për mua ngel 40 vjeç gjithmonë. Zotin President të Republikës e falënderoj pa masë dhe të gjithë iniciatorët.
Dhimiter anagnosti ka lënë gjurmë të thella në kinematografinë shqioptare, duke realizuar dhjetera filma që mbeten ndër më të vlerësuarit në dekada.