
Mes të arrestuarve në kuadër të operacionit të SPAK është edhe Leonard Palushi, ish-shefi i krimeve në Komisariatin e Policisë së Lezhës.
Palushi nxirrte informacione dhe dekonspironte aksionet e policisë te grupet kriminale.
Advertisement
Emri i Leonard Palushit është bërë i njohur për publikun në ngjarjen e vitit të kaluar ku mbeti i vrarë kolegu i tij Saimir Hoxha. Ish-shefi i krimeve të Lezhës ishte i pranishëm kur 21-vjeçari Aldi Rama qëlloi për vdekje nën-komisarin Saimir Hoxha dhe disa orë më vonë vrau edhe veten.
Nga operacioni i SPAK i quajtur ‘Golden Bullet’ u bë i mundur shkatërrimi i 8 grupeve kriminale në disa qytete të ndryshme të vendit ndërsa u arrestuan 18 persona.
Advertisement