Pas fjalimit të gjatë të Ramës dje, ku pretendonte se Shqipëria kishte shkelur madje të drejtat e njeriut me dekriminalizimin, Kim shkruan se krerët e partive duhet të reagojnë jo sepse e kërkon Amerika apo ambasadorët, por sepse aspirojnë Bashkimin Europian. Ndër të tjera, ambasadorja Kim ka shtuar se pastrimi i listave nga ana e kryetarëve, është një shenjë respekti ndaj votuesëve.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi në Vizion Plus, deputeti Ralf Gjoni u shpreh se sipas tij procesi I dekriminalizmit është thjeshtë lojë politike që bën kryeministri. Ambasadorët, sipas tij, nuk janë Gjykata.
“Dekriminalizimi si proces, për mendimin tim, është kot. Të besosh në procesin e dekriminalizimit që kryhet nga politika në duart e politikës, është të mos besoshnë systemin e drejtësisë. Janë flluska sapuni, sepse këto janë disa lojëra politike që bëhen nga ana e kryeministrit apo kushdoqoftë kryeministër. Yuri Kim, shumë mirë bën që kërkon pastërtinë e figurave, por në fun dtë fundit, me gjithë respektin, nuk janë ambasadorët Gjykata. Ambasadorët janë përfaqësues të vendeve të tyre dhe interesave të tyre dhetë zhvillojnë marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.”