Ministri britanik i Emigracionit, Robert Jenrick nuk është tërhequr nga deklaratat e tij fyese ndaj shqiptarëve, edhe pas notës verbale të Shqipërisë.
Gjatë një interviste për mediat britanike, ai nënvizoi se u qëndron fjalëve të thëna.
ROBERT JENRICK
MINISTRI BRITANIK I EMIGRACIONIT
Nuk jam penduar për videon, por mendoj se është e rëndësishme që të punojmë në mënyrë konstruktive me qeverinë shqiptare ashtu siç jemi në të vërtetë.
Advertisement
Por Jenrick ka argumentuar se ai nuk u është drejtuar të gjithë shqiptarëve por vetëm atyre që shkojnë ilegalisht në Britani.
ROBERT JENRICK
AdvertisementMINISTRI BRITANIK I EMIGRACIONIT
Ajo që ne duhet të jemi në gjendje të dallojmë është diaspora shqiptare në këtë vend, të cilën ne e respektojmë dhe dëshirojmë të punojmë sa më afër që të mundemi. Ne po evidentojmë ata që zgjedhin të vijnë këtu ilegalisht me varka të vogla.
Ministri shtoi se Shqipëria është vend i sigurt dhe se emigrimi masiv ilegal i shqiptarëve në Britani është i pakuptimtë.
Jenrick u vu në qendër të vëmendjes pas në videoje të publikuar në Twitterin e tij ku ai theksonte se autoritetet britanike po bëjnë një punë të mrekullueshme duke gjetur, kapur, transportuar dhe depërtuar shqiptarët.