Teksa afati i regjistrimit të koalicioneve në KQZ afron, Lulzim Basha ende nuk ka një marrëveshje me aleatin historik të demokratëve, Partinë Republikane.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ish-deputeti I PD-së, Arben Ristani sqaroi se realisht Parti Republikane nuk është në një ngërç me Partinë Demokratike, por ato thjeshtë po negociojnë.
“Nuk janë ngërçe se sa është një negociatë që zgjat pak më shumë sepse ka disa kompleksitete më të mëdha për shkak të një bashkëpunimi më të gjatë me Mediun. Është një aleat tashmë historik i PD-së. Ai me të drejtë kërkon që partia e tij të vlerësohet dhe sëbashku të maksimalizojnë votën pro opozitës. Ndërsa përsa i përket koalicionit me LSI-në, nuk ka asgjë nën rrogoz. E gjitha është e deklaruar tashmë qoftë nga liderat politikë, por edhe nga të tjerë. Bashkëpunimi ka nisur, është në rrugë të mbarë. Është strategji që e vendosin sëbashku nëse do të dalin me dy lista të veçanta apo me një të përbashkët. Mund të ketë sigurisht edhe ndërthurje në qarqe të ndryshme. Por, është në hapat e fundit dhe së shpejti do të mbyllet.”