Ish kryeministri Sali Berisha ka mbërritur sot në Pogradec teksa gjatë fjalës së tij u ndal tek largimi masiv i shqiptarëve nga vendi.

Berisha ngriti akuza të forta teksa u shpreh se shqiptarët po largohen pasi kryeministri Edi Rama e zëvendësoi shtetin ligjor me narkoshtetin.

“Shqiptarët nuk largohen nga Shqipëria se nuk duan vendin e tyre, përkundrazi në raport me vendin mallin e kanë më të madh se gjithë të tjerët. Largohen sepse nuk ndërtojnë jetën e tyre sepse dikush me politikat që ndjek vret tek ata shpresën dhe besimin se ky vend mund të bëhet sepse Edi Rama zëvendësoi në këtë vend, shtetin ligjor me narkoshtetin. Ndërtoi shtetin në të cilin në çdo vendim në rrugë në biznese në parlament në qeveri vendos mafia dhe vetëm mafia. Trafikantët diktojnë ligje në parlament, emërojnë ministra në qeveri madje edhe dy herë njëri pas tjetrit. Korrupioni është bërë lubi në këtë shtet” u shpreh Berisha.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";